residenca alb dizajn
ofroni jetës tuaj realitetin e dëshiruar!
Flasim për rehatinë që do ta përjetoni çdo ditë, mengjeset e bukura që do ju inspirojnë, dhe mbrëmjet e freskëta që do ju relaksojnë. I gjendur në pjesën më të re të qytetit, nuk do ta ndjeni mungesën e asnjë gjëje, sepse gjithqka është afër jush.
Kompleksi ynë ofron lehtësimin e përditshmërisë tuaj, jeni në prani të restauranteve më në zë të qytetit.
Shopping është më i lehtë se kurrë më parë, ku mund t’i kryeni blerjet tuaja vetëm pak hapa
nga apartamenti juaj.
Ajo që do ju tërheqë vëmendjen është pamja që do ta gëzoni çdo ditë. Keni mundësinë që çdo mëngjes t’a shikoni lindjen e Diellit mbi kryeqytet, dhe çdo mbrëmje t’i përjetoni dritat gjallëruese të tërë Prishtinës.
Një ambient i bukur,
i trajtuar me kujdes
Alb-Dizajn me konceptin më të përshtatshëm për fëmijë
Siguri, privatësi dhe komoditet
Brendësia e banesave të kompanisë Alb-Dizajn është një nga pikët më kryesore të asaj çka ofrojmë ne.
Përveq kualitetit të padiskutueshëm të dyerve dhe dritareve, laminatit me standardet më të larta ekologjike, njëkohësisht do të gjeni edhe bukurinë që përfaqëson më së miri enterierin më modern të dizenjuar me përpikmëri nga arkitektët tanë.
Pjesa e rekreacionit, është pjesë e rëndësishme e plotësimit të asaj çka ne krijojmë. Kujdesi i veçantë për fëmijët është parësorë në ndërtimet tona, kështu që aventurat e tyre të kthehen në kujtime të mbushura plotë gëzim.
Ne kemi krijuar këndin e veçantë për fëmijë, me lodra që kanë sistemin e mbrojtjes së fëmijës nga lëndimet serioze. Me këtë nënkuptojmë, hapësirë gjelbëruese, siperfaqe e butë poshtë lodrave dhe materiale të pa dëmshme për lojë.
Në kompletimin e asaj që ne ndërtuam, bënë pjesë edhe një prej elementeve thelbësore të një komuniteti banesor siç janë siguria dhe privatësia. Objekti ynë përveç sigurimit të lartë, është edhe i vëzhguar 24h në 7 ditë të javës nga kamerat, në mënyrë që asnjë banues të mos ndjejë shqetësime nga jashtë.
Të jetosh në një qytet urban si Prishtina, pjesa e parkingut është një temë në vete, por, tek ne nuk do të keni problem gjetjen e vendparkimit të veturës suaj, kjo sepse do të keni në dispozicion parkingun nëntokësorë, i vëzhguar nga kamerat 24h.
Një investim i duhur, do të thotë një ide e menduar në detaje,
për një të ardhme të qetë.
veçoritë
Lokacionet Strategjike
Pranë misioneve diplomatike, amabasadave, restauranteve dhe marketeve të mëdha
Fasada Ventilluese në komplet pjesën e jashtme
Xhamat tre shtresorë
Izolim termik dhe akustik
Sistemi elektronik i dritareve
Laminat Ekologjik
Enterier Modern
Shërbimet
Vëzhgim 24/7 i kamerave të siguris
Parking nëntoksorë
Kënd i lojërave për fëmijë
Hapësirë gjelbëruese
Kujdesi për banorë
Mbikqyrje teknike